-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shullazi merr një lajm të mirë në spital

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese u shpreh sot në lidhje me ankimin e Emiljano Shullazit duke deklaruar se izolimi në regjimin ’41-bis’ është i vlefshëm dhe qëndron, por procesi i zhvilluar ndaj tij në gjykatën e Apelit ka parregullsi dhe i janë shkelur të drejtat themelore Kushtetuese.

Shfuqizimi i vendimeve nr. 2, datë 12.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 63, datë 03.03.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2021-360, datë 25.05.2021 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, thuhet vendimin e gjykatës që i jep të drejtë Emiljano Shullazit.

Ky personazh i njohur i botës së krimit është i dënuar nga gjykata e Apelit me 14 vite burg pas një zvarritje historike të procesit. Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqa dhe Blerim Shullazi u dënuan për veprat penale “Krijim i grupit të strukturat kriminal”, “Gjobëvënie” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit