Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Vidhas në Elbasan, ku aktualisht ndodhen dy zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e flakëve.
Mësohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, por rrezikon të mbjellat, madje edhe disa banesa që ndodhen aty pranë. Deri më tani po punohet për shuarjen e flakëve, ndërsa më pas do të nisin dhe hetimet, pasi ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.









