Pas shumë vjetësh, aktori Enver Petrovci kthehet në skenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Të hënën në mbrëmje, më 21 mars 2022, Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq premierën e dramës, “Muslimani”, me tekst dhe regji të Enver Petrovcit.
Përveç si autor i dramës “Muslimani”, Petrovci do të shfaqet edhe si aktor së bashku me Vlora Nikçin.
Shfaqja prek një temë mjaft intriguese, martesat e përziera ndërfetare e kombëtare.
Një martesë e tillë shërbeu si inspirim për krijimin e kësaj shfaqje nga Petrovci.
“Rastësisht isha pjesëmarrës në një dasmë në Ulqin ku martoheshin një shqiptare muslimane me një malazez ortodoks. Pronari i hotelit që ishte shqiptar më tha: Neve shqiptarëve katolikë dhe muslimanë nuk na duket e pazakontë të martohemi me malazezë ortodoksë, por shqiptarët muslimanë dhe katolikë nuk martohen në mes tyre, gati kurrë’, ka shkruar Petrovci për shfaqjen.