Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga qeveria dhe partnerët strategjikë që të parandalohen tendencat e destabilizimit të Kosovës.
Haziri në një postim në “Facebook”, ka thënë se pas luftës në Ukrainë, rreziku i destabilizimit të Ballkanit është rritur.
“Në vitin 2016 pata alarmuar se penetrimi rus është duke vazhduar me strategji në Ballkan. Sot, pas luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, rreziku i destabilizimit të Ballkanit është rritur. Koha që qeveria të zgjohet nga gjumi dhe bashkë me të gjithë mekanizmat tanë dhe me partnerët strategjikë të parandalohen tendencat e destabilizimit të Kosovë”, ka shkruar Haziri.