-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I lidhur jashtë “Për’puthen”? Konkurrenti ia “plas” në fytyrë, sherr në studio

Kryesoret

Gjatë puntatës së fundit Alesia foli për fotografinë që ka qarkulluar në rrjete sociale, ku Albi shihej krah një vajze. Alesia tha se ai kishte një tjetër gjatë kohës sa ishte deklaruar për të dhe se fotografia ishte realizuar dy ditë para se Albi të deklarohej.

“Jam gjykuar tani po e vërteta ka dalë në fund sepse ai kishte një tjetër, ka qenë i lidhur gjatë kohës sa ka qenë në emision, sepse kanë dalë fotot. Është përhapur nëpër portale, kanë dalë fotot e atij dy ditë para deklarimit”, tha mes tjerash Alesia, e cila edhe u kundërshtua nga disa konkurrentë që e kritikuan për akuzën pasi Albi nuk ndodhej aty.

Albi ka folur për herë të parë për këtë situatë, teksa ishte i ftuar në emisionin “N’Zoom”. Ai është shprehur se gjërat nuk janë ashtu siç duken, por preferon t’ia lërë kohës.

“Do t’ia lë kohës të flasë edhe për këtë gjë, por shumë herë gjërat nuk janë ashtu siç duken. Kështu që te kjo pjesë jam shumë i qetë me veten time dhe me çdo gjë që ka ndodhur aty brenda”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit