Ukraina i ka bërë thirrje Kinës që t’i bashkohet Perëndimit në “dënimin e barbarizmit rus” në Ukrainë.
🇨🇳 can be the global security system’s important element if it makes a right decision to support the civilized countries’ coalition & condemn 🇷🇺 barbarism. It is a chance to sit at the table as equals. The West must explain to Beijing how $1.6 trillion differs from $150 billion
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 19, 2022
“Kina mund të jetë pjesë e rëndësishme e sistemit global të sigurisë nëse merr vendimin e duhur për të mbështetur koalicionin e vendeve të qytetëruara dhe për të dënuar barbarizmin rus”, shkroi në Twitter këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mikhail Podoljak.
Podoljak është gjithashtu një nga pjesëmarrësit në negociatat ukrainase-ruse për armëpushim. Rusia filloi pushtimin në Ukrainë më 24 shkurt.