-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“National Geographic” udhëton në shpellat e Kosovës

Kryesoret

“Shteti dikur i rrënuar nga lufta, Kosova, ka shumë bukuri natyrore, përfshirë disa prej shpellave më mahnitëse në Evropë”, ka shkruar gazetari i njohur amerikan, Robert Draper në reportazhin “Vendi i shpellës ‘Bukuroshja e fjetur’ po zgjohet për turizëm” në “National Geographic”. Përveç shpellës “Bukuroshja e fjetur” në Radac, ai ka vizituar edhe Shpellën e Gadimes si dhe Grykën e Rugovës e shpellat e Kusarit.

Rrëfimi për atraksionet natyrore të Kosovës – si shpella “Bukuroshja e fjetur” në Radac të Pejës – kanë zënë vend në revistën më të njohur të botës, “National Geographic”. Media me traditë 133-vjeçare sjell një shkrim të gjatë e fotografi mbresëlënëse të shpellave, teksa Kosovën e përshkruan si vend me pasuri natyrore e me disa prej shpellave më mahnitëse në Evropë.

“Vendi i shpellës ‘Bukuroshja e fjetur’ po zgjohet për turizëm”, është titulli i shkrimit të Robert Draper, gazetarit të shquar amerikan, i njohur edhe si korrespodent për “GQ” dhe bashkëpunëtor i “The New York Times”.

“Shteti dikur i rrënuar nga lufta, Kosova, ka shumë bukuri natyrore, përfshirë disa prej shpellave më mahnitëse në Evropë”, shkruan Draper që në hyrje të tekstit, i cili në qendër ka fotografinë që Arben Llapashtica, fotograf e kameraman i KOHËS, e ka shkrepur në Shpellën e Gadimes, e njohur edhe si “Shpella e Mermertë”. Për shpellën “Bukuroshja e fjetur”, siç njihet fenomeni gjeologjik i lashtë i Radacit, ai rikujton se u zbulua për herë të parë në vitin 1968 nga arkeologët serbë.

“Por, nuk do të shfaqej në asnjë hartë të Kosovës, e aq më pak të kthehej në një destinacion turistik që tërheq deri 23 mijë vizitorë të rritur në vit, po të mos ishte angazhimi i Fatos Katallozit, një 57-vjeçari që e mori një nxënëse krejtësisht normale siç është Melisa Bojku dhe e trajnoi atë për t’u bërë ‘e çmendur’ pas shpellave”, shkruan Draper për “National Geographic” e cila si revistë ka botime edhe në 40 gjuhë të tjera. Vazhdon të shesë rreth 6,5 milionë kopje në vit – dukshëm më pak se 12 milionë kopje në vitet ‘80 – por tani ka edhe mediume të tjera e vetëm në Instagram ka 191 milionë ndjekës. Promovimi i një vendi nëpërmjet kësaj media konsiderohet arritje. Teksti për shpellat e Kosovës është publikuar i plotë të premten në faqen “National Geographic”. Veç fotos së Llapashticës, dy të tjera janë të Bujar Gashit.

“Në një mëngjes vjeshte në afërsi të fshatit Radac në Luginën e Rugovës në Kosovë, mora rrugën në këmbë nga hoteli ku po qëndroja përgjatë lumit Drin i Bardhë, një habitat për trofta që rrjedh nga maja e Rusolisë e Bjeshkëve të Nemuna gati njëqind milje drejt jugut në Shqipëri. Ujëvara e lumit, më e madhja e Kosovës, është një spektakël i mrekullueshëm i kaskadave episodike”, e nis Draper përshkrimin e tij për bukuritë e vendit. Pëveç “Bukuroshes së fjetur” e Shpellës së Gadimes, ai shkruan edhe për Grykën e Rugovës e shpellat më pak të njohura të Kusarit të Gjakovës.

Por gazetari i njohur tërheq edhe vërejtjen për mungesën e përkrahjes dhe strategjisë institucionale për promovimin e vendit si destinacion turistik. Shkruan se bukuritë e saj u zbuluan vonë nga të huajt.

“Ndonëse Kosova për nga madhësia është afërsisht sa Konektikuti, për adhuruesit e natyrës është një parajsë e vogël e maleve dhe e rrugëve ujore vezulluese. Bota ka qenë e ngadalshme për ta kuptuar këtë. Si shteti më i ri në Ballkan, për të mos përmendur edhe më i varfri dhe një që nuk është njohur nga fqinji, Serbia, Kosova e dëmtuar nga lufta nuk e ka pasur të lehtë ta shesë veten si një vend turistik. Vendit i mungon një Ministri e Turizmit. Ka vetëm dy parqe kombëtare që janë pothuajse plotësisht pa personel”, shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit