-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky drejtuar Rusisë: “Është koha për t’u takuar, koha për të folur”

Kryesoret

Në një video-mesazh herët të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha Rusisë: “Është koha për të folur”.

“Unë dua që të gjithë të më dëgjojnë tani, veçanërisht dua që ata të më dëgjojnë në Moskë. Është koha për t’u takuar, koha për të folur, koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën, ose përndryshe Rusia do të përballet me humbje të tilla që disa breza nuk do të mjafton që të ngrihet përsëri”, tha ai në videon e postuar në Facebook.

Shtytje për negociata: Zelensky tha se veprimet e ushtrisë ruse po përkeqësonin situatën për vendin e tyre dhe se negociatat e ndershme “pa ngecje” ishin e vetmja mënyrë për të zbutur dëmin.

“Ne gjithmonë kemi insistuar në negociata,” tha Zelensky, “Ne gjithmonë propozuam dialog dhe zgjidhje për paqen. Jo vetëm gjatë 23 ditëve të pushtimit.”

Evakuimet civile: Presidenti shtoi se 180,000 ukrainas janë shpëtuar përmes korridoreve të evakuimit deri më sot, dhe se shtatë korridore po funksiononin në vend të premten – gjashtë në rajonin e Sumy dhe një në rajonin e Donetsk.

Puna e shpëtimit vazhdon në vendin e teatrit të shkatërruar në Mariupol. Më shumë se 130 njerëz janë shpëtuar, shumë prej të cilëve janë lënduar, por nuk ka asnjë informacion për viktima, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit