-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama del në terren, shikon nga afër ç’bëhet me çmimet, ngre sërish supet

Kryesoret

Kryeministri, Edi Rama ka dal në terren për të parë nga afër çmimet e produkteve të shportës. Ai ishte bashkë me ministren e financave, Delina Ibrahimaj, ku inspektoi nga afër çmimet e një supermarketi në Tiranë.

Administratori i marketit tregoi për një rritje prej 20% deri në 30%, për të gjitha produktet e shportës.

Rama ka ripërsëritur pamundësinë e shtetit për të kontrolluar çmimet por ka deklaruar se do të gjej një gjuhë të përbashkët me tregtarët dhe furnizuesit.

“Situata është e vështirë shumë. Duam që të ketë një lloj solidariteti dhe dakordësie nga ju. Vaji është një problem i madh… Ne nuk kemi kërkuar që të kërkojmë që të ketë çmime që të fillojë humbja e furnizuesve, pasi shkon në kolaps. Do të ishte jeta shumë e bukur nëse do të mundej që ekonominë ta lëviznin privatët dhe çmimet t’i vendoste shteti, pasi kjo nuk ekziston. Por kjo ulje është ajo që duam ne.”, tha kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit