Xavier Hernández po rikthen Barcelonën e saj të ditëve të arta dhe këtë e ka treguar edhe në ndeshjen e kësaj të diele ndaj Reali Madrid, ku katalanasit triumfuan 0-4 në “Bernabeu”.
Edhe pse pa emra të mëdhenj në formacionin e tyre, Barcelona, e udhëhequr nga Pierre-Emerick Aubameyang, dominoi totalisht takimin ndaj skuadrës së Ancelotti-t.
Aubameyang realizoi golin e parë në minutën e 29-të, ndërsa Araujo shënoi edhe të dytin në fundin e pjesës së parë. Ndërkohë, që në fillim të pjesës së dytë Torres realizoi golin e tretë, ndërsa sulmuesi nga Gaboni e vulosi rezultatin në 0-4 në minutën e 53-të.
Më vijim, Reali ishte i shpërfytyruar në fushën e lojës, ndërsa Barcelona shpërdoroi edhe raste të tjera të pastra për shënim.
Megjithatë, Reali i Madridit vijon të udhëheqë i sigurt renditjen në La Liga me 66 pikë pas 29 ndeshjeve, Sevilla e dyta me 57 pikë, ndërsa Barcelona e treta me 54 pikë, por me një ndeshje më pak.