Detaje të reja kanë dale ditën e sotme për ngjarjen e ndodhur në Fushë-Krujë, ku dy vëllezërit goditën kuzhinierin e njohur Indrit Çelën.
Burime nga policia tregojnë se konflikti i kuzhinierit Çela dhe dy vëllezërve Luka ka nisur 5 muaj më parë.
Mësohet se ngjarja ka të bëjë me kunatin e Çelës ku është konfliktuar me ta për parakalim të gabuar.
Ai i ka rrahur me mjete të forta Ernest dhe Donald Lukën dhe Indrit Çela ka qenë i pranishëm.
Burimet thonë se vëllezërit morën informacion për lëvizjet e Çelës dhe e pritën për ta rrahur.
Mësohet se dy vëllezërit Ernest dhe Donald Luka i kanë bllokuar rrugën 39- vjeçarit dhe e kanë nxjerrë forcërisht nga makina, duke e goditur me grushte e shkelma dhe me shufra hekuri në mënyrë brutale.