Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Drithas të Maliqit.
Një portë hekuri është rrëzuar aksidentalisht duke zënë poshtë një vajzë të vogël 8-vjeçare duke e dëmtuar në kokë.
E mitura është dërguar në spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Maliq – Më datë 21.03.2022, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Drithas, Maliq, një fëmije rreth 8 vjeçe, aksidentalisht i është rrëzuar përsipër një portë hekuri, duke e dëmtuar në kokë. Aktualisht e mitura ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.