Pirja e kafesë në mëngjes ofron një sërë përfitimesh përveç faktit që bën të ndjeheni energjikë. Kafeja përmban shumë përbërës dhe antioksidantë që stimulojnë shëndetin.
Nëse qëllimi juaj është një zorrë e shëndetshme, atëherë mund ta zëvendësoni kafenë me një filxhan çaj.
Si ndikon çaji në zorrë
Nëse provoni çajin jeshil ose xhenxhefili, do të jeni në gjendje të keni përfitimet shëndetësore që shkojnë përtej kafesë. Për shembull, gjethet e çajit jeshil përmbajnë antioksidantin L-theanine, për të cilin kërkimet kanë treguar se mund të ketë veti neuro-protektive, duke reduktuar rrezikun e demencës dhe gjithashtu ndihmon në përmirësimin e kujtesës e vëmendjes.
Dhe ndërsa kafeja është gjithashtu e pasur me antioksidantë, ajo nuk përmban L-theanine.
Përveç kësaj, çaji i xhenxhefilit mund të ketë një efekt veçanërisht qetësues në zorrët tuaja. Xhenxhefili ndihmon në lehtësimin e dispepsit, kështu që një filxhan çaj xhenxhefili mund të ketë një efekt qetësues për gazrat, sindromën e zorrës së irrituar dhe shqetësimin e përgjithshëm.