Profesor Anastas Angjeli ishte i ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo” nga ku foli për krizën e thellë ekonomike që ka përfshirë botën, por veçanërisht Shqipërinë.
Pasojat ekonomike të agresionit rus
“Dukej sikur fontana e ndezur nga pandemia ishte drejt shuarjes dhe ekonomia globale po e merrte veten. Të gjitha parashikimet thoshin se fundi i vitit 2022 do ta sillte ekonominë në gjendjen e para pandemisë. Por ngjarjet e mëdha po ndryshojnë botën. Ndryshimet më të mëdha që kanë ardhur kanë të bëjnë me një luftë që merr jetë njerëzish, por që po ndryshon shumë edhe ekonominë. Kriza energjetike është tashmë prezente”.
Pse po rriten çmimet
“Kërkesa dhe oferta luajnë rolin kryesorë, por lufta ka edhe efektin psikologjik. Kriza energjetike është parashikuar. Në 10 vitet e fundit kërkesa për energji elektrike është dyfishuar, po ashtu edhe për naftën, ndërsa prodhimi nuk ka ndryshuar. Shtuar këtu edhe efektin psikologjik që solli këtu lufta në Ukrainë.
Dy kriza të tjera në horizonte
“Një e lëndëve të para dhe ajo ushqimore, po tronditin ekonominë globale dhe po rrisin çmimet. Këto janë sfida që kërkojnë një reagim të shpejt”.
Çmimi i naftës në Shqipëri
“Së pari, çmimi në bursë pati një kapërcim të çmendur në 3-4 ditë. Pastaj ishte dhe spekulimi. Ndërhyrja që bëri qeveria me një paketë masash, e cila erdhi në kohën e duhur, ishte një paketë kur çmimet dhe inflacioni u rritën. Asnjëherë nuk mund të themi se kjo mjafton”.
Taksat
“Sistemi i tatimeve dhe taksave është fisheku i fundit dhe nuk duhet prekur. Qeveria bëri shumë mirë që bëri një mbikëqyrje për çmimin e naftës. Nuk mund të spekulohet me marzhin e fitimit, duhet ta ndajmë ngarkesën e një krize të tillë. Nëse heqim taksën e qarkullimit, do ta paguash në një vend tjetër. Te taksat ndërhyhet në fund. Kjo krizë, nuk dihet se kur do të mbarojë”.