Dita e së vërtetës. Koha për reflektim mbaroi, por cila do të jetë përgjigja e Lulzim Bashës? Dilema pritet që të marrë fund pasditen e sotme. Kryetari i PD-së në 17:00 ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar, kryesisë dhe kolegjin e kryetarëve.
Deputetët dhe drejtuesit e degëve çfarë patën për të thënë e thanë, tashmë sytë janë te Lulzim Basha. Kryedemokrati prej 10 ditësh ka qenë në heshtje totale, pasi mori kohën për të reflektuar dhe sot duhet të ndajë “shapin nga sheqeri”.
Shanset që të japë dorëheqjen janë shumë të pakta. Këtë e dinë edhe deputetët e grupit. Megjithatë mbetet për t’u parë. Një gjë është e sigurt; pasditja do të jetë mbushur me debate në selinë blu.