Ministria britanike e Mbrojtjes u shpreh se kryeqyteti ukrainas vazhdon të mbetet prioritet për Rusinë dhe trupat ruse pritet të tentojnë sërish të hyjnë në qytet në javët në vijim.
Në përditësimin e mëngjesit, Ministria britanike ka thënë se luftimet e ashpra janë duke vazhduar në veri të kryeqytetit, mirëpo avancimet ruse nga ai drejtim kanë ngecur.
“Pavarësisht mungesës së vazhdueshme të përparimit, Kievi vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Rusisë dhe ata pritet ta bëjnë prioritet rrethimin e qytetit në javët në vijim”.
Rusia ka lëshuar dy raketa në një terren stërvitor në Rivne, në perëndim të Ukrainës, ka thënë Vitaliy Koval, udhëheqës i administratës rajonale.
Ai tha se sulmet kanë ndodhur në mëngjesin e 21 marsit.