Një tragjedi ka ndodhur në Malmo të Suedisë. Një 18 vjeçar, vrau dy gra 50 vjeçare me sëpatë.
Sipas gazetës Aftonbladet, i riu ka përdorur një sëpatë dhe një thikë dhe e ka thirrur vetë policinë pas sulmit.
“Unë jam ulur në katin e tretë dhe i kam lënë armët. Unë vrava dy persona”, u tha ai efektivëve.
Alarmi ra në orët e para të pasdites. Brenda shkollës ishin rreth 50 veta. Shumë u larguan në panik, ndërsa të tjerët u strehuan në klasa.
Dy gratë, të dyja punonjëse të shkollës së mesme, u transportuan me ambulancë në spital me plagë të rënda, gjë që solli edhe vdekjen e tyre.
“Me pikëllim të madh mund të themi se dy persona humbën jetën në këtë ngjarje të tmerrshme dhe mendimet tona shkojnë te të afërmit dhe miqtë e tyre”, tha Petra Stenkula, kreu i zonës së policisë në Malmö, në një deklaratë për shtyp.