Ministrja e re e Serbisë, Elisabeth Lann gjatë një konference për shtyp në prani të kryeministrit Ulf Kristersson dhe anëtarëve të kabinetit, humbi ndjenjat dhe u rrëzua. Si pasojë ministrja ka goditur kokën në podium.
Menjëherë kryetarja e Partisë Demokristiane, Ebba Busch dhe disa anëtarë të tjerë të qeverisë nxituan për të ndihmuar ministren. Më pas ministrja Lann u shoqërua jashtë sallës, ndërsa konferenca për shtyp u anulua.
Elisabeth Lann është anëtare e Partisë Demokristiane dhe më parë ka shërbyer si këshilltare bashkiake në qytetin Göteborg. Ajo mori postin e ministres së Shëndetësisë të martën, pas dorëheqjes së papritur të ish-ministres Ako Ankarberg Johansson, një ditë më parë.
JUST IN: Swedish Health Minister Elisabet Lann collapses at press conference pic.twitter.com/zhviF4kCYQ
— BNO News Live (@BNODesk) September 9, 2025









