Ministria e Shëndetësisë ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 36 infektime dhe 1 humbje jete, por 3 pacientë janë në gjendje kritike për jetën.
“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 800 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki:
16 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Vorë, Dibër, Elbasan, Himarë,” ka shkruar në njoftimin e saj.
Po ashtu ka theksuar se në 24 orë janë shëruar 51 qytetarë.