Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj në ditën e Sulltan Novruzit ka bërë thirrje për paqe.
Në ceremoninë e organizuar ai u shpreh se sofra e bektashinjve është e shtruar për të gjitha familjet afgane, por edhe ukrainase që janë larguar nga vendi i tyre si pasojë e luftës.
“Bëjmë thirrje për paqe dhe liri, heqje dorë nga bombardimet. Bëjmë thirrje dhe lutemi që lufta të përfundojnë.
Ne do i kemi portat e hapura dhe sofrat shtruar për të gjitha familjet që kanë nevojë” tha ai ndër të tjera.
Kryeministri Edi Rama, presidenti Meta dhe shumë politikanë të tjerë janë uruar festën e bektashinjve.