-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokohet jahti i oligarkut rus Abramovich nga protestuesit në Turqi

Kryesoret

Disa protestues në Turqi, nuk e kanë pritur aspak mirë oligarkun rus Roman Abramovich. Jahti i tij është ankoruar në vendpushimin në Bodrum të Turqisë, në Detin Egje dhe disa njerëz menjëherë i kanë dalë para jahtit me flamurin ukrainas.

Sipas Daily Mail, protestuesit kanë hipur në disa gomone të vogla dhe kanë dalë përpara jahtit super luksoz. Ata mbanin me vete flamurin ukrainas dhe kishin të shkruar “Jo luftë”.

Nuk dihej nëse Abramovich ishte në bordin e jahtit apo nëse ai është zhvendosur përfundimisht në Turqi, për të shmangur sanksionet.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Roman, pasi përditësoi një listë të individëve që përballen me ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për lidhjet e tyre me qeverinë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka dërguar ushtrinë ruse për të pushtuar Ukrainën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit