Në raftet e supermarketit ju mund të gjeni një gamë të pafundme me produkte për larjen e rrobave si zbutës nga më të ndryshmit, por shpesh të gjithë këto produktet dëmtojnë veshjet tuaja.
Kjo gjë ndodh për shkak se shumica e produkteve përmbajnë kimikate me aftësi gërryese dhe për këtë arsye rekomandohet krijimi në shtëpi i zbutësve.
Si ta përgatisni? Merrni 100 g sodë buke, shtoni ujë të ngrohtë, 800 ml alkool ose uthull molle si dhe deri në 20 pika vajra esencialë (livando, trëndafili etj). Merrni një enë të madhe plastike dhe përzieni në të të gjithë përbërësit. Reagimi i përbërësve do të krijojë shkumë ndaj përgatituni.
Kur përzierja të “qetësohet”, hidheni në një shishe plastike që është e përshtatshme për zbutësin e krijuar. Shtoni disa pika vaj esencial sipas dëshirës, mbyllni shishen dhe tundeni mirë. Shkundeni mirë para çdo përdorimi dhe më pas përdoreni rregullisht kur të lani rrobat.