Shërbimet sekrete ukrainase kanë kapur një grup prej 25 personash, të cilët po përgatisnin një sulm ndaj presidentit Volodymir Zelensky.
Sipas mediave vendase, grupi u arrestua mbrëmë në Uzhgorod afër kufirit me Sllovakinë dhe Hungarinë ku planifikonin aksione të ndryshme në territorin e Ukrainës ku detyra e tyre më e rëndësishme ishte vrasja e Zelenskyt.
“Diversantët u arrestuan mbrëmë në Uzhgorod, afër kufirit me Sllovakinë dhe Hungarinë: një ekip prej 25 personash duhej të përgatiste aksione subversive në territorin e Ukrainës dhe objektivi i tyre më i rëndësishëm ishte vrasja e Zelenskyt”,-u tha nga mediat vendase.
Grupi i sabotimit drejtohej nga një zyrtar i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse. Burri u arrestua dhe u akuzua. Kjo është një tjetër përpjekje e pasuksesshme për të vrarë presidentin e Ukrainës.









