‘Princ Vali Corleone’ u arrestua gjatë mbrëmjes së djeshme në Gjilan. Sipas policisë së Kosovës, se ai ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe i ka kërcënuar. Sakaq, pas arrestimit ka reaguar edhe vajza e tij, Anita.
Në një postim të bërë së fundmi në rrjetet sociale, Anita në mënyrë kategorike ka mohuar akuzat që i janë bërë ndaj babait të saj. Ajo është shprehur se të gjithë këto janë shpifje që t’i marrin pasurinë, Vali Corleone.