Forcat e Ukrianës kanë akuzuar Rusinë se kanë marrë me forcë më shumë se 2, 389 fëmijë.
“Veprime të tilla janë një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, në veçanti e ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në deklaratë.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se 16,434 njerëz, përfshirë 2,389 fëmijë u evakuuan një ditë më parë.
Evakuimet u bënë në vende të ndryshme, duke përfshirë Republikën Popullore të Donetsk-it të mbështetur nga Rusia dhe Republikën Popullore të Luhanskut, dhe njerëzit u larguan me vullnetin e tyre, sipas ministrisë.
“Rrëmbimi i fëmijëve gjatë kohës së luftës është një nga gjashtë shkeljet e rënda ndaj fëmijëve”, është shprehur Unicef.









