-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ushqimet dhe ilaçet drejt fundit, vështirësohet situata në qytetin jugor të Ukrainës

Kryesoret

Sa më shumë ditë kalojnë, aq më e vështirë bëhet situata në qytetet e Ukrainës të cilat ndodhen nën agresionin rusë.

Autoritetet lokale, thanë më herët gjatë ditës së sotme se shumë prej qyteteve kanë pak rezerva ushqimore të cilat mund të zgjasin edhe për disa ditë.

Ndërkohë, një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko tha se 300 mijë qytetarët e Khersonit, po përballen me një katastrofë humanitare për shkak të rrethimit rus.

Sipas tij, furnizimet ushqimore dhe mjekësore pothuajse kanë mbaruar në qytetin jugor të Ukrainës.

Nikolenko tha se Rusia po refuzon të hapë korridoret e evakuimit për civilët që të dalin jashtë.

Ai bëri thirrje që “taktikat barbare të Rusisë të ndalohen para se të jetë tepër vonë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit