-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky frymëzon “Ramën”, aktori lë humorin dhe i futet seriozisht politikës

Kryesoret

Florian Binaj është një nga aktorët më të mirë të humorit shqiptar. Por këto kohë ka munguar në show-n humoristik “Portokalli”, ku u bë i njohur, në shumë episode duke imituar edhe kryeministrin Edi Rama, që tashmë është vendosur përballë tij.

“Do të mungoj edhe këtë të diel dhe nuk e di se sa. E para nuk ka lidhje me protestën, ka lidhje me diçka më të madhe për të cilën do t’ju flas në ditët në vazhdim”, është shprehur aktori pak ditë më parë.

“Kryefjala” mëson se ai do të krijojë një parti të re politike. Florin e kemi parë shpesh në protesta për kauza të ndryshme, ndaj mesa duket tani ka menduar të ndryshojë totalisht drejtimin e karrierës së tij.

Duket se aktori është frymëzuar nga Presidenti ukrainas Zelensky, që shpeshherë e ka marrë si referencë, i cili nga komedian arriti në krye të shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit