Sipas mediave greke, babai është thirrur sot për të dëshmuar pranë një oficeri të Nëndrejtorit të Sigurimit Rodos dhe sipas informacioneve ka rrëfyer se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij.
“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, djalli më ka komanduar”.-kanë qenë fjalët e tij të para.
Më 28 shkurt 2022, djali i 73-vjeçarit ka raportuar në nëndrejtorinë e Sigurimit të Rodos se më 26 shkurt 2022, një fqinjë i tyre ka parë motrën e tij me të atit duke kryer marrëdhënie seksuale. Dëshmitari okular i ngjarjes tha në veçanti se mëngjesin e datës 26 shkurt 2022, ai hipi në një kamion dhe pa në shtëpinë ngjitur, konkretisht në gjysmëbodrumin e saj, nga dera e hapur e hyrjes, 73-vjeçarin duke kryer marrëdhënie me të bijën.
Kur burri pa jashtë, tha ai, ngriti pantallonat dhe e çoi vajzën në një dhomë tjetër dhe mbylli derën. Ai doli nga shtëpia 20 minuta më vonë dhe më pas dëshmitari pranoi se e identifikoi 73-vjeçarin.
Fillimisht për të përkujdesej nëna e tyre e cila u nda nga jeta në vitin 2009, e më pas vëllai i saj, ndërsa prindërit e tij janë divorcuar që në vitin 1982 dhe në këtë proces babai i tij është rimartuar. Madje, vëllai i saj zbuloi se motra e tij ishte përdhunuar nga një burrë tjetër 7 vjet më parë në Monte Smith.
Vajza 49-vjeçare, sipas të njëjtave informacione, është ekzaminuar dhe ka konfirmuar përdhunimin nga babai i saj, madje ka thënë se dëshiron të dënohet me burgim të përjetshëm.