-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha denoncon qeverinë: E fshehët gripin e pulave duke rrezikuar qytetarët

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë për mos marrjen e masave në kohën e duhur për ndalimin e gripit të shpendëve.

Sipas tij qeveria e ka mbajtur të fshehët situatën duke shkaktuar kështu edhe rrezik te qytetarët dhe një situatë paniku.

Sipas Berishës, mos njoftimi i popullatës dhe institucionet respektive përbën kërcënim për shëndetin e njerëzve.

“Përveç këtyre sistemi veterinar ne Shqipëri nuk ka kushtet me minimale për te ndjekur këtë sëmundje”, shkruan Berisha, i cili ka publikuar edhe një denoncim nga qytetari dixhital për ministren e Bujqësisë.

DENONCIMI I BERISHES

Qeveria e gripit te pulave!

Te dashur miq, gripi i pulave dhe ngordhja e miliona pulave nga kjo semundje problematike per njerezit eshte skandali i fundit i narkoqeverise. Kjo sepse  narkoqeveria ne kundershtim flagrant me detyrimet ligjore kombetare dhe nderkombetare ne shkelje te ligjeve kombetare dhe ndekombetare fshehu gripin e pulave nuk njoftoi popullaten, as dhe institucionet respektive nderkombetare duke kercenuar rende shendetin dhe jeten e njerezve me nje epidemi te perhapur te gripit te shpendeve.

Perveç ketyre sistemi veterinar ne Shqiperi nuk ka kushtet me minimale per te ndjekur kete semundje.

Qytetari dixhital akuzon ministren si pergjegjese per kete situate.

Duke denuar me ashperine me te madhe kete skandal  ma pasoja te renda per shendetin e shqiptareve ju ftoj te lexoni mesazhin e meposhtem. sb

Pershendetje Z. Berisha

Ne nje kohe qe po behet kerdia, kane ngordhur 500 mije pula, Ministrja jone e nderuar, Znj.Krifca eshte me pushime per qejf te saj. Eshte nisur ne date 20 dhe tani qe po flasim eshte akoma me pushime. Rrezikojme te paguajme 50 leke per nje veze. Gjithe te mirat dhe ju i nderuar. Sistemi Tims e verteton me se miri kete fakt dhe hotelet e luksit dhe qejfit qe ka prenotuar nderkohe qe ekipet ne terren po rrine ne ore te vona. Me respekt. Ju faleminderit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit