Ambasada e SHBA ka përshëndetur betimin e anëtarit të 8 të Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një mesazhi në Twitter, Ambasada ka mirëpritur betimin, ndërsa thekson se reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara.
“SHBA mirëpret betimin e sotëm të anëtarit të 8-të të Gjykatës Kushtetuese, që përfaqëson ecurinë e pandërprerë të Reformës në Drejtësi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve 🇦🇱. Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara.”, thuhet në reagimin e ambasadës. Kujtojmë se sot u betua gjyqtari Sandër Beci.