Presidenti i SHBA-së, Joe Biden paralajmëroi të mërkurën se kërcënimi i përdorimit të armëve kimike nga Rusia në sulmin e saj të vazhdueshëm ndaj Ukrainës ishte “real” ndërsa ai u largua nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Europë për të mbrojtur unitetin perëndimor dhe mbështetjen për Ukrainën.
“Unë mendoj se është një kërcënim real”,-tha Biden i pyetur nga CNN në lidhje me kërcënimin e luftës kimike në Ukrainë, por ai nuk pranoi të shtjellojë më tej përpara se të hipte në avionin presidencial në udhëtimin e tij drejt Europës.
“Unë do t’ua them këtë në fytyrë, do të them gjithçka që kam për të thënë, do ta them kur të arrij atje. Por do të jem i lumtur të flas me ju djema kur të kthehem.”-shtoi Biden teksa u pyet për mesazhin e tij për partnerët evropianë.