-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debat në Mbledhjen e Kryesisë, Gjana-Bushatit: Nuk mund të ketë bashkim real

Kryesoret

Nuk kanë munguar debatet dhe tensionet në mbledhjen e kryesisë së PD, të thirrur pasditen e sotme.

Debati ka nisur pas thirrjeve për bashkim të Helidon Bushatit dhe këtu ka reaguar Jemin Gjana .

“Jemi këtu per te mirën e PD Ne qe jemi këtu dhe ata qe nuk janë, por shpresoj te jene. Bashkimi është kryefjala e retorikes dhe e veprimit tone politik. Duhen akte konkrete për ketë. Debat konstruktiv qe objektiv te jete bashkimi, pa përjashtuar asnje. Gjesti i parë do te ishte heqja e dyerve te blinduara.

Nuk e kam unë vetëm ketë mendim. Duhet te kthehemi ne normalitet. Pa hyre ishte mire apo keq, duhet te hiqen. Hap i pare per bashkimin. Vetem te bashkuar mund te jemi konkurrues ne zgjedhjet e ardhshme, lokalet jane me te afërta”, tha Bushati.

Më pas Gjana tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë me ata që na kanë shkarkuar.

“Flasim për bashkim,  ndërsa ata na thonë ju kemi shkarkuar. Nuk mund të ketë bashkim real, bashkim formal mbase edhe mund të ketë. Si do bashkohemi ne me ata. Se ti je dhe dere e madhe Bushatlinjsh”, u përgjigj Gjana.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit