Një dron ushtarak është rrëzuar gjatë ditës së sotme në një banesë private në lagjen Bair të Mitrovicës.
Policia e Kosovës gjendet në vendngjarje dhe ende nuk ka dhënë detaje mbi rrëzimin e tij apo nga vinte.
Telegrafi ka publikuar pamje nga vendngjarja dhe kontaktuar me Policinë në Mitrovicë, por që deri tani nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.