Prezantusja e njohur shqiptare është përfolur shumë për moderimin e emisionit investigativ “Piranjat” që do të startojë në “ABC News”.
U tha gjithashtu se televizioni në fjalë i ka një ofruar pagë mujore mbi 15 mijë euro për të qenë pjesë e tyre.
Këto aludime u hodhën poshtë, ndërkohë, burime për “Iconstyle.al” kanë njoftuar gjithashtu se Luana Vjollca do të jetë pjesë e “ABC Neës”, por duke rikthyer emisionin e saj të famshëm “Shiko Kush Luan”!
Emisioni aq i ndjekur të cilin vetë Luana e ka cilësuar si “kulmin e karrierës së saj” tashmë nuk do të shfaqet më në ekranin e “Top Channel”, aty ku nisi, por të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin në televizionin tjetër.