Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në vendin tonë ka ngjallur një reagim të madh të qytetarëve, nisur edhe nga fakti që kjo do të ndikojë direkt në xhepat e tyre.
Një ndër produktet ushqimore që ka pasur rritje të madhe është vaji.
Mirëpo ndërkohë që një pjesë e madhe e qytetarëve kanë nisur të blejnë sa më shumë vaj për të pasur rezervë në shtëpitë e tyre nga frika se mund të rritet akoma më shumë çmimi, nuk kanë munguar as ‘Memet’.
Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka ndarë një rrjetet sociale një video epike përmes së cilës iu tregon sesi të kurseni vajin.