-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të dy të mitur, policia kap autorët që i shkaktuan vdekjen të moshuaras në Kuçovë

Kryesoret

Policia bëri të mundur kapjen e dy personave të cilët aksidentuan të moshuarat në Kuçovë.

Bëhet fjalë për dy të mitur të cilët po drejtonin motorin, identifikimi i tyre u bë i mundur nga kamerat e biznesit aty afër.

“Dy minorenët A. S., 17 vjeç dhe E. T., 15 vjeç kanë qenë mbi motorin që aksidentoi dy të moshuarat ,njëra prej të cilave gjeti vdekjen pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Beratit. Edhe pse u larguan nga vendngjarja për t’iu fshehur policisë, ata u arrestuan disa orë më vonë dhe tashmë ndodhen në ambientet e DVP-së Berat.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën e varrezave në qytetin e Kuçovës, ku dy të rinjtë me motor pasi goditën të moshurat, u larguan me shpejtësi,” ka njoftuar policia.

Njëra prej grave të aksidentuara,72-vjeçarja Leme Mara ndërroi jetë menjëherë pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Beratit, ndërsa e aksidentuara tjetër File Ahmeti, 74 vjeçe, u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit