Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar se paga minimale në Kosovë duhet të jetë 264 euro dhe e ka vlerësuar rritje të kënaqshme.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, tha se paga minimale varet prej Këshillit Ekonomiko Social (KES), i cili është i themeluar me ligj.
Sipas tij paga minimale është vendosur në vitin 2011 dhe ka qenë një pagë diskriminuese për punëtorët në Kosovë. Ndaj së shpejti do të ketë një takim për të diskutuar ceshtjen.
“Po të kishte pasur diskutim më herë, sot do të kishim një pagë më të arsyeshme. Ne mendojmë se paga minimale duhet të jetë e arsyeshme për punëtorët e Kosovës, për këtë vendos komisioni, atë propozim e caktojmë dhe e dërgojmë në qeveri për miratim”, deklaroi ai.