Sezoni i dasmave po afron dhe shumë vajza do të shkëlqejnë me fustanet e tyre të bardhë në muajt në vijim.
Megjithatë, kërkimi i idealit nuk është i lehtë. Edhe pse pothuajse çdo nuse e ka paraprakisht një ide se si duhet të duket fustani i saj i nusërisë, shpesh ndodh që prerja e saj e dëshiruar të mos i përshtatet realisht, ndaj është mirë që gjithmonë të keni disa opsione kur bëhet fjalë për modelin e fustanit ideal.
Këtu është një guidë për modelet në lidhje me përbërjen trupore, e cila do të ngushtojë zgjedhjen tuaj dhe do të kursejë kohë në kërkim të modelit më të mirë.
Për të gjitha vajzat me linja të theksuara trupore, zgjedhja ideale është një fustan në linjë A që do të theksojë kthesat dhe do të krijojë një ekuilibër vizual midis pjesës së sipërme dhe të poshtme të trupit. Një fustan i këtij modeli do të funksionojë më së miri, sidomos nëse është një model me dantella dekorative që do të bie në sy në mënyrë perfekte në pjesën e sipërme të trupit.
Modeli sirenë – ideale për femrat, me bel të ngushtë
Ky është një nga modelet e preferuara të fustaneve të nusërisë. Është një fustan që thekson vijën e trupit, dhe që shtrihet pak nga gjuri e poshtë, duke kujtuar bishtin e një sirene. Ky fustan nusërie që do të nxjerrë në pah të gjitha linjat trupore dhe do të mbulojë disa të meta.
Fustan fluturues – i krijuar për trupat në formë katrore
Fustan me bel të theksuar – për zonjat me trup sportivPër vajzat me konstruksion atletik një fustan me tyl të valëvitur do t’ju përshtatet më së miri dhe do të theksojë belin, për të krijuar vizualisht përshtypjen e kthesave. Sa i përket pjesës së sipërme të trupit, sigurisht që është një vendim i mirë për të arritur modelin “v dekolte” që do të theksojë supet dhe dekoltenë.