Beniada Nishani thotë se nuk ka asnjë hatërmbetje mes saj dhe Einxhel Shkirës dhe se nuk jamë takuar shpesh për shkak se kanë patur shumë angazhime.
Modelja ka reaguar për herë të parë pasi këtë javë në media u raportua se mes saj dhe Einxhel ka patur një krisje.
U raportua se ka një hatërmbetje nga ana e Einxhel lidhur me komentet që nëna e Beniadës bëri kur ajo ishte në reality-show.
Por, Beniada thotë se ato vijojnë të jenë mikesha. E pyetur për këtë temë në Instagram, ajo sqaroi përmes një videoje:
“Nuk ka asnjë arsye pse mua ose Einxhelit mund t’i ketë ngelur hatri, por të dyja kemi qenë shumë të ngarkuar, unë me shtëpinë e re.
Po filloj të ndërtoj jetën e re në Tiranë, kam hapur llogarinë bankare, kartën shqiptare të identitetit dhe shumë gjëra të tjera.
Këto më kanë marrë shumë kohë janë arsyeja pse nuk jam takuar shumë dhe me familjarët e mi, por me Einxhelin jemi takuar, jemi dëgjuar”.