Moderatorja Bora Zemani, së fundi një ndër personazhet më të përfolur në median rozë, moderon prej disa sezonesh emisionin “Për’puthen”.
Siç dihet ky emision, veç shikueshmërisë së lartë, shpesh herë ka qenë pjesë e skandaleve të ndryshme, ose e stresit që përcjell.
Ditën e djeshme opinionishti Olti Curri, ka postuar një video në rrjetin e tij social ‘Instagram’, në të cilën Bora shfaqet goxha e nervozuar dhe kjo video ka bërë xhiron e rrjetit.