Ndërkohë që lufta vazhdon qytetarët ukrainas në plazhin Odessa, po këndojnë këngën “Is my life”. Në një video e cila po bën xhiron në rrjet shfaqen njerëz nga të gjitha moshat teksa ndihmojnë në fortifikimin e qytetit të Mariupolit.
Në videon që po qarkullon duken fëmijë të vegjël, adoleshentë dhe të moshuar që gërmojnë plazhin e Odesës dhe mbushin thasë me rërë të cilat transportohen në çdo pjesë të qytetit ku duhet të vendosen postblloqe për të parandaluar në çdo mënyrë përpjekjet e rusëve për të hyrë në qytet.
Orët e fundit, autoritetet e Odessa raportuan se qyteti po merrte bombardime të vazhdueshme nga forcat ruse. Ata raportuan se forcat e marinës ruse të vendosura në Detine Zi kanë bombarduar zonat e banuara në periferi të Odessa.