-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky thirrje për ndihmë senatorëve francezë: Ju e dini kush është fajtori

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua sot ligjvënësve dhe senatorëve francezë duke fajësuar drejtpërdrejt Rusinë për krime lufte dhe u kërkoi ligjvënësve francezë që të mbajnë një minutë heshtje në nderim të atyre që humbën jetën gjatë luftës së Ukrainës me Rusinë.

Sipas Skynews, duke folur përmes lidhjes video nga zyra e tij në Kiev, fjalimi i Zelenskyy erdhi një ditë pasi ai foli me presidentin francez Emmanuel Macron për kushtet e një armëpushimi të mundshëm me Rusinë.

“Ju e dini kush është fajtori”, tha ai, duke i bërë thirrje Francës të kujtojë mizoritë e Luftës së Parë Botërore.

“E dini,” tha ai gjithashtu, se çfarë do të thotë slogani “Liri, Barazi, Vëllazëri”, duke i kërkuar Francës të forcojë vendin e saj në çdo mënyrë, ndërsa u bëri thirrje kompanive franceze të largohen nga Rusia.

Sipas Presidentit të Senatit Francez, ishte hera e parë në histori që presidenti i një vendi ndërluftues flet para Asamblesë Kombëtare dhe Senatit të Francës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit