-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

13.7 milionë euro nga ujitja tek digat u shpenzuan për bujqësinë në 2021

Kryesoret

Shpenzimet për investime të brendshme i kushtuan Ministrisë së Bujqësisë vitin e shkuar 13.7 milionë euro. Të dhënat zyrtare të raportuara në raportin 12 mujor të monitorimit nënvizojnë se të paktën 60 për qind e këtij fondi u shpenzua për objektet e ujitjes, mbrojtjes nga përmbytja dhe hidrovore, studim, projektim, TVSH për Projektin e Burimeve Ujore dhe Ujitjes, të financuar nga Banka Botërore. Diferenca prej 673 milion lekë për objektet e ujitjes dhe digat, që i përkasin bashkive.

Me 1015 milion lekë, janë rehabilituar 31 objekte, nga të cilat 8 objekte i përkasin ujitjes, 17 mbrojtjes nga përmbytja dhe 6 hidrovoreve. Impakti i arritur: Përmirësimi i ujitjes në rreth 5000 ha; Rritja e sigurisë së mbrojtjes nga përmbytja nëpërmjet rehabilitimit të 10 km argjinatura lumore; Përmirësimi i kullimit me ngritje mekanike nëpërmjet: Përfundimit të rehabilitimit të plotë të 2 hidrovoreve të Çukasit në Sarandë dhe Divjakës në bashkinë Divjakë duke garantuar kullimin në rreth 2000 ha; Rikonstruksionit të godinave të 3 hidrovoreve, të Shllinxës (përfunduar plotësisht) dhe Drojës në Kurbin dhe Balldrenit në Lezhë (që vazhdojnë edhe në 2022; Fillimit të rehabilitimit të plotë të hidrovorit të Karavastasë në Divjakë, që përfundon në vitin 2022” thuhet në raport.

I njëjti konfirmon se nga 31 objekte, 12 janë në vazhdim dhe përfundojnë këtë vit.

Raporti i monitorimit thekson se përsa i përket objekteve të bashkive, me vlerën 673 milion lekë, nga 31 objekte nuk u arrit të realizoheshin punimet e parashikuara për vitin 2021, në 6 objekte, me vlerë 106 milion lekë, për të cilat duhet të mundësohet financimi gjatë vitit 2022, për përfundimin e tyre.

“Impakti i arritur me objektet, që i përkasin bashkive: Përmirësimi i ujitjes në rreth 6000 ha; Rritja e sigurisë së 10 digave, nëpërmjet rehabilitimit të pjesshëm të trupit dhe nën objekteve të sajë, ujëlëshues dhe shkarkues katasrofik” thuhet në raport.

Ministria sqaron se investimi i huaj rreth 985 milion lekë, i përket Projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes, të Bankës Botërore, i cili ka mbyllur aktivitetin e tij, sipas afatit të parashikuar në muajin maj të vitit 2021, me përfundimin e rehabilitimit të skemës së fundit ujitëse, me burim ujor rezervuarin e Janjarit, që përmirëson ujitjen në rreth 4500 ha në bashkinë Konispol. Realizimi financiar për financimin e huaj është rreth 100%/MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit