-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden: NATO nuk ka qenë kurrë më e bashkuar se sot në përgjigje të pushtimit rus

Kryesoret

Në komentet pas takimit me krerët e NATO-s në Bruksel, presidenti i SHBA Joe Biden tha ne jemi të vendosur të mbështesim përpjekjet e përshkruara gjatë takimit urgjent të NATO-s menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës dhe të ndërtojmë mbi to. 

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ofruar mbi 2 miliardë dollarë pajisje ushtarake për Ukrainën që kur unë u bëra president. Sistemet kundërajrore, sistemet kundër armaturës, municionet dhe armët tona po derdhen në Ukrainë ndërsa flas unë.

Dhe sot, unë po njoftoj Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të angazhojnë më shumë se 1 miliard dollarë ndihmë humanitare për të ndihmuar në lehtësimin e miliona ukrainasve të prekur nga lufta në Ukrainë”, tha Biden.

Biden tha se SHBA është gati të mirëpresë 100,000 refugjatë ukrainas në vend. Presidenti konfirmoi gjithashtu sanksione të reja ndaj qindra individëve dhe anëtarëve të qeverisë ruse.

“NATO nuk ka qenë kurrë, kurrë më e bashkuar se sot. Putini po merr pikërisht të kundërtën e asaj që synonte të kishte si pasojë e hyrjes në Ukrainë,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit