16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dardanët spektakolarë, “epoka” e re e Kosovës nis me 5 gola

Kryesoret

Kosova e Alain Giresse dëfren kundër Burkina Fasos në “Fadil Vokrri”. Në debutimin e trajnerit francez, “dardanët” fituan thellë 5-0 ndaj përfaqësueses afrikane, që përgjithësisht tregoi një nivel të dobët, sidomos në fazën mbrojtëse, madje humbi edhe një 11-metërsh kur rezultati ishte 3-0.

E hapi serinë e golave që në minutën e tretë Fidan Aliti, për të ardhur më pas te goli mjaft i bukur i realizuar nga Selmani në të 23-tën.

Pjesa e dytë nisi me golin e Mërgim Vojvodës dhe pas humbjes së 11-metërshit nga Burkina Faso shënuan Rashica dhe Domgjoni. I pafat Florent Muslia në limitet e kohës së rregullt, teksa goditja e tij e kalibruar u stampua në traversë.

Duhet theksuar se meritë të veçantë për ruajtjen të paprekur të portës së Kosovës kishte Samit Ujkani, që në disa raste, sidomos në pjesë e dytë, kreu disa pritje vendimtare (përveçse priti penalltinë).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit