-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me kallashnikov në mes të Lezhës, prangosen 2 të rinj

Kryesoret

Gjatë një aksioni blic të policisë në një nga lokalet e Lezhës, ata kanë konstatuar mbajtje të armëve të zjarrit nga dy të rinj.

Bëhet fjalë për Orgito Hoxha 17 vjeç dhe Ardi Marku 18 vjeç të cilat janë shoqëruar nga policia pasi u janë gjetur një dorëz hekuri dhe një kallashnikov.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit: O. H., 17 vjeç dhe A. M., 18 vjeç, banues në Shënkollë, Lezhë, si dhe u procedua penalisht  shtetasi F. P. dhe pronari i lokalit, shtetasi N. B.

Shtetasve O. H. dhe F. P.,  (klientë në lokal), gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u janë gjetur, në celularët e tyre, faqe për lotari sportive, ndërsa shtetasit A. M.,i është gjetur një përforcues grushti që plotëson kushtet e armës së ftohtë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po në vijim të operacionit, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit O. H., në Shënkollë,  Lezhë, ku shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit