-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Omëleta vetëm me të bardhat e vezëve është burim proteinash

Kryesoret

Të bardhat e vezëve janë të pasura me proteinë por kanë shumë pak kalori, yndyrna dhe kolesterol. Në fakt, të bardhat e vezëve janë ndër burimet më të mëdha të proteinave.

E bardha e një veze ofron 4 gramë proteinë. Proteina është shumë e rëndësishme për çdo qelizë të trupit. Organizmi e përdor atë për të riparuar indet e dëmtuara, prodhuar enzima, hormone dhe reagime të tjera kimike.

Proteina është një nga shtyllat kryesore të mirëmbajtjes së kockave, muskujve, enëve të gjakut, lëkurës dhe gjakut.

Ekspertët janë në favor të konsumit të rregullt ditor të vezëve, por nëse prioriteti juaj është proteina atëherë mund të jeni të rregullt me të bardhat e vezëve.

Një nga mënyrat më të mira të shijimit të të bardhave të vezëve është përgatitja e një omëlete bardhoshe.

Përbërësit:

1 lugë çaji me gjalpë ose vaj ulliri,

Të bardhat e katër vezëve të mëdha,

Gjysëm luge çaji me kripë të trashë,

Erëza dhe barishte si ato të qepëve të njoma apo majdanoz.

Spinaq të gatuar,

Djathë të bardhë, gjizë ose parmixhan.

Përgatitja e Omëletës së Bardhë

Vendoseni tiganin në zjarr në një temperaturë të ulët.

Hidhni në të vajin e ullirit ose gjalpin.

Merrni një enë qelqi dhe hidhni të bardhat e vezëve dhe kripën.

Rrihini mirë e fort,

Vendoseni dorën sipër tiganit për të dalluar nëse yndyra ka temperaturën e duhur.

Nëse pëllëmba e dorës është e ngrohtë, atëherë tigani është gati.

Hidhini vezët menjëherë në tigan dhe tundeni atë herë pas here me njërën dorë, ndërkohë që me tjetrën e përzieni me një lugë druri.

Vezët duhet të jenë gjithë kohës në lëvizje që të përgatiten më së miri.

Sigurohuni që masa e vezëve të përhapet në mënyrë të njëjtrajtshme në të gjithë tiganin dhe më pas mbi njërën gjysmë shtoni mbushjen e preferuar.

Pra mund të hidhni djathin, gjizën apo barishtet.

Me lugën e sheshtë të drurit paloseni omletën në dysh duke i dhënë formën e gjysmë hënës.

Hiqeni tiganin nga zjarri, afrojeni pjatën dhe lëreni omletën të rrëshqasë në të.

Për një mëngjes të shëndetshëm, omëletën shoqërojeni me bukë të thekur me drithëra të plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit