Polica e Tiranës ka vënë në pranga 3 shtetas, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit duke aksidentuar një të mitur 4 vjeçare.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: B. M., 47 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 4-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
E. Sh., 18 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A. S. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.