Prokuroria e Tiranës kërkon burg për bandën e të rinjve që grabisnin vilat në Tiranë.
Për Franci Alimin, 16 vite burg, Aleks Kala ( ish gardisti i Republikes se Shqipërisë), 11 vite bur, Emel Hajdari, 11 vite burg, Andi Kraja, 2 vite burg, Petro Sava, 2 vite bur, Anti Metaj, 2 vite burg.
Ngjarja
Gjithçka nis në mes të muajit maj ku grupi kishte planifikuar të kryente një vjedhje pas Spartak Qoku i kishte një shumë parash borxh një tjetër personi që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Grupi kishte informacion për tre shtëpi të ndryshme, brenda të cilave kishte para dhe drogë.
Më datë 15 maj, ata nisen të grabisin një shtëpi në Selitë ku kishin informacion se fshihej një sasi lënde narkotike kokainë prej 2.8 kilogramësh dhe një shumë e madhe parash.
Ata shkojnë në zonën e Selitës në Tiranë me makinën e gardistit Aleks Kala, i cili priste në anë të rrugës që t’i largonte nga vendi i ngjarjes pas grabitjes.
Fillimisht, ata marrin armën e shërbimit të punonjësit të Gardës së Republikës Aleks Kala dhe i bien derës së shtëpisë së vilës katër katëshe në Selitë me planin që kur ta hapte i zoti i shtëpisë, Franci Alimi t’ia drejtonte në kokë dhe të kryenin vjedhjen.
Por, pasi i kanë rënë derës disa herë, ajo nuk është hapur dhe të rinjtë kanë zbritur nga banesa e biznesmenit duke pritur në një lokal aty pranë, kohë të gjatë të cilës planifikuan vjedhjen e një argjendarie si edhe të shtëpisë së Endri Moskos, të njohur si “Boli”.
Por, sipas dëshmisë së Spartak Qokut, ka qenë Franci Alimi që u ka thënë që të mos shkojnë tek Argjendaria pasi alarmi do t’i zbulonte.
Kështu, të rinjtë kanë pritur mbrëmjen dhe kanë bërë një plan të tretë, tani për të vjedhur shtëpinë e “Bolit” ku kishin informacion se fshihej katër kilogram kokainë dhe para.
Sipas këtij plani, ata morën një palë shkallë dhe hipen në katin e dytë të banesës së biznesmenit duke patur me vete sërish armën e shërbimit të punonjësit të Gardës, Aleks Kala, shkruan .
Në momentin që i kanë rënë xhamit të dritares, ata janë dëgjuar nga bashkëshortja e Moskos, e cila ka thirrur të shoqin me të bërtitura. Me të ardhur, ky i fundit ka thyer xhamin dhe ka kapur prej fyti njërin prej hajdutëve duke u përplasur fizikisht sipas policisë me Franci Halimin dhe Spartak Qokun, ndërsa Emel Hajdarja priste poshtë shkallëve.
Gjatë përplasjes, Emer Hajdaraj i thërriste Qokut nga poshtë me fjalët “Vrite, vrite”, ndërsa teksa ai ka mbushur armën, një fishek ka rënë në ballkonin e shtëpisë së biznesmenit.
Në këtë moment, “Boli” i hedh Qokun dhe Alimin nga ballkoni, ndërsa pas ngjarjes ata largohen zona me vrap.