Një sherr banal ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kamzë. Bëhet fjalë për dy të rinj të cilët si fillim për motive të dobëta kanë debatuar, por situata ju ka dal jashtë kontrollit dhe më pas 17-vjeçai ka plagosur shokun e tij.
“Goditi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga një 17-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. C., 17 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në një kalçeto në Kamzë, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Sh. A., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale,” ka njoftuar policia.